Foto: KALLXO.com

LDK propozon reduktim të akcizës dhe TVSH-së për 3 muaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Besian Mustafa në seancën ku po zhvillohet debati parlamentar për masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar qytetarwt të përballen me rritjen e çmimeve në produktet esenciale ka dhënë propozuar dy masa për qeverinë e Kosovës.

“Propozimi i LDK-së është shumë konkret, kemi të bëjmë me dy masa konkrete, fillimisht reduktimi i akcizës dhe TVSH-së në derivate për një periudhë 3 mujore me mundësi vazhdimi për 3 muaj, si dhe të zgjerohet lista e produkteve me TVSH të reduktuar. Këtu dua ta rikujtoj ministrin e financave se një gjë të tillë për zgjerimin e listës ja lejon ligji”, tha Mustafa

Mustafa tha që më rritjen e çmimeve nuk po ndodhë edhe rritja e pagave dhe qytetarët janë zënë ngushtë.

“Ne çdo ditë marrim shkresa, ankesa nga qytetarët që cilët çdo ditë e më të vështirë e kanë përballimin e çmimeve, e në anën tjetër pagat nuk kanë ndonjë rritje të pagave dhe qytetarët janë të zënë ngushtë”, theksoi ai.

Sipas tij hapat e marrë deri nga ana e qeverisë janë të pamjaftueshëm.

“Kjo qeveri ka ardhur në pushtet me premtimet që do të bëjnë çmos për ulje të çmimeve, por realiteti në terren edhe fare ndryshe. Çkado që ka bërë qeveria nuk po rezulton në çmime të ulëta që po rezulton që qeveria nuk ka bërë mjaftueshëm”, theksoi ai.

Në Kosovë muajt e fundit ka pasur rritje të çmimeve të produkteve esenciale si dhe derivateve të naftës për të cilat qeveria ditë më parë ka marrë vendim për që të vendos çmim për të gjitha pikat e karburanteve.