Besian Mustafa: Tërheqja e mjeteve nga Trusti është kërkesë e qytetarëve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa në seancën ku po shqyrtohet projektligji për tërheqjen e një pjesë të Trusti-t tha se kjo do t’i ndihmonte qytetarët për të përballuar inflacionin.

Mustafa tha se inflacioni ka arritur në 12.5%, duke bërë që çmimet e artikujve ushqimor të shkojnë deri në 83% rritje.

Ai tha se Qeveria ka bërë pak, ose fare për të ndihmuar qytetarët për të përballuar inflacionin.

“Kur qeveria nuk u del në ndihmë, qytetarët po kërkojnë mundësinë për të tërhequr një pjesë të fondeve të tyre nga Trusti”, tha Mustafa.

Ai u bërë thirrje deputetëve të mbështesin projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Projektligji që mundëson tërheqjen e një pjesë të mjeteve nga Trusti është duke diskutuar në Kuvendin e Kosovës.