Foto: Imri Ahmeti/ Facebook

Ministri i Pushtetit Lokal vizitë në Komunën e Lipjanit

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka bërë të ditur se sot ka pritur në takim ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ahmeti ka njoftuar se me ministrin kanë diskutuar për bashkëpunim të ndërsjelltë, me theks  të veçantë për ndikimin e pandemisë në komuna.

“Gjatë ditës kemi pritur në takim ministrin Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi me të cilin kemi diskutuar për bashkëpunim të ndërsjelltë me theks  të veçantë për ndikimin e pandemisë në Komuna. Ministrin Krasniqi e urova për detyrën e re duke i ofruar bashkëpunim në mënyrë që të arrihen rezultate të përbashkta në të mirë të qytetarëve”, ka shkruar i pari i Lipjanit në Facebook.

Ministri Krasniqi në Qeverinë Kurti 2, vjen nga radhët e Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës.

Muajin e kaluar ai ka marrë pjesë në emisionin “KallxoPernime” për të treguar prioritetet e tij si ministër.

Planet dhe prioritetet e ministrit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi – LIVE