Foto: Armend Mehaj/Facebook

Ministri i Mbrojtjes: 2022 ishte vit suksesi për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka quajtur vitin 2022 si vit të suksesshëm për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Përmes një postimin në Facebook, ministri Mehaj ka thënë se ky vit po përmbyllet me mbi 800 ushtarë dhe kadetë të rinj për FSK-së, më shumë se 80 % investime në pajisje ushtarake e mbi 2 mijë ushtarë të trajnuar jashtë vendit.

Mehaj thotë se e ardhmja e FSK-së është në NATO.

“Po përmbyllim vitin me 850 ushtarë dhe kadetë të rinj, 84% më shumë investime në pajisje ushtarake, dhe me mbi 2500 ushtarë të trajnuar jashtë vendit vetëm gjatë këtij viti. Ushtria e Republikës së Kosovës më nuk ka kufizim në numër për sa i përket ngritjes së kapaciteteve ushtarake, dhe të gjithë të rinjtë e të rejat ndërmjet moshës 18-25 vjeç mund t’i bashkohen Forcës që është në shërbim të atdheut”- ka shkruar ndër të tjera Mehaj.