Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministri Aliu: Ruga Prishtinë-Podujevë kryhet sivjet

Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë gjatë një interviste në emisionin “Kallxo Përnime” se këtë vit do të përfundojë rregullimi i rrugës Prishtinë -Podujevë.

“Rruga Prishtinë Podujevë ka me u kry sivjet, te kjo rrugë nuk ka punë shtesë, por problemin e kemi te shpronësimet. Kjo pjesa që është në punë e sipër kryhet sivjet”, tha ministri.

Problemet serioze të kësaj rruge, ka thënë ai, janë shpronësimet të cilat kanë të bëjnë me lidhjet në këtë rrugë.

www.kallxo.com