Memli Krasniqi - Foto: KALLXO.com

Memli Krasniqi: Vendi jo, mund të jenë opozita në krizë

Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës, në tryezën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, akuzoi këtë të fundit se qëllimisht e ka devijuar temën e takimit, pasi që sipas tij në asnjërën prej tryezave të kaluara nuk është biseduar për zgjedhje.

“Organizatori e ka devijuar qëllimisht idenë e këtyre tryezave. Në asnjë prej tryezave të mëparshme nuk kemi diskutuar për zgjedhje. Përkundrazi ishte një shfryrje e juaja për temat që ju i shtruat. Kuvendi i Kosovës në 2018 ka pasur më shumë mbledhje e orë pune se sa herëve tjera. Ju sot keni thirr tryezë për me caktuar zgjedhje, është kuvendi që i shpallë zgjedhjet e jo tryezat politike. Po ua përsërisë qëndrimin e PDK, ne jemi kundër zgjedhjeve, por jemi gati për zgjedhje, urdhëroni, boni votat”, tha Krasniqi.

“Vendi nuk është në krizë, por ndoshta opozita është në krizë e për shkak të krizave të tyre iu duket edhe vendi në kriza, mirëpo vendi ka sfida. E vërteta është që as ju nuk jeni për zgjedhje, sepse nëse do te ishit, ju do të kishit fitu mocionin për zgjedhje. Tema e sotshme është farsë”, tha Memli Krasniqi nga PDK.