Mediat raportojnë për 16 të vdekur nga tërmeti në Shqipëri

Deri në 16 ka arritur numri i personave të vdekur nga tërmeti dhe mbi 600 të lënduar, raporton media shqiptare A2.

Mëngjesin e sotëm Shqipëria është goditur nga disa tërmete, të cilat janë ndier edhe në Kosovë dhe më gjerë.

Ekipi i KALLXO.com po raporton nga pallati pesë katesh, i cili gjendet pranë stadiumit “Niko Dovano” në Durrës i cili po qëndron në zonën e cila për momentin po konsiderohet zonë e rrezikshme dhe kanë qasje vetëm autoritetet e sigurisë të futen brenda rrethojave të vendosura të policisë.

Në këto momente po gërmohet nëse brenda ndërtesës ka viktima pasi që ka qenë ndërtesë e banueshme.

KALLXO.com është duke raportuar në vazhdimësi për situatën atje.

FOTO- Kërkimet nën rrënoja në Durrës