FOTO- Kërkimet nën rrënoja në Durrës

Pallati pesë katesh, i cili gjendet pranë stadiumit “Niko Dovano” në Durrës është shembur pas tërmetit 6.4 ballë i cili ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ekipi i KALLXO.com i cili po qëndron në zonën e cila për momentin po konsiderohet zonë e rrezikshme dhe kanë qasje vetëm autoritetet e sigurisë të futen brenda rrethojave të vendosura të policisë.

Në këto momente po gërmohet nëse brenda ndërtesës ka viktima pasi që ka qenë ndërtesë e banueshme.

Përreth kësaj ndërtese janë familjarë e qytetarë të cilët janë duke vëzhguar kërkimin dhe të cilët shihen se ende nuk kanë marrë veten nga goditja e tërmetit.

Në vendin e ngjarjes gjenden edhe Policia e Kosovës së bashku me ato të Shqipërisë si dhe drejtori i Policisë së Shtetit. Ardi Veliaj.

Në vendin e ngjarjes po qëndrojnë edhe diplomatë e politikanë nga Kosova.

Në pamjet të cilat u sjellim mund të shihni ndërtesën e rrëzuar si dhe gërmimin në po të njëjtën ndërtesë.