Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Me maska e armë, dy persona raportuan se ishin cak i një grabitjeje

Dy persona një burrë dhe një grua kanë raportuar në polici se kanë qenë pre e grabitësve në orët e hershme të mëngjesit të 23.02.2024. 

Nën kërcënimin e armës e personave të maskuar, burri dhe gruaja raportuan se iu grabitën nga qafa dy varëse të arit dhe disa para të gatshme. 

Ngjarja u regjistruar në fshatin Ratkovc të Rahovecit ndërsa sipas viktimave në këtë grabitje dyshohet se ishin tre persona. 

Nga kjo ngjarje viktimat kanë raportuar edhe se kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar më pas edhe për tretman mjekësor. 

Në vendin e ngjarjes, policia ka njoftuar më 24.02.2024 se janë gjetur edhe sekuestruar si provë një gëzhojë dhe një fishekë ndërsa nuk përmendet gjatë raportit nëse ka pasur të shtëna me armë. 

Rasti është duke u hetuar ndërsa policia ka njoftuar edhe prokurorinn e shtetit në regjionin e Gjakovës. Me urdhër të këtij të fundit është iniciuar rasti si grabitje.