Me dritat e fikura të bredhit, Kurti uron Krishtlindjet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në facebook ka uruar qytetarët e besimit katolik të Kosovës për fesën e Krishtlindjeve.

Në foton që ai ka publikuar, dritat e bredhit shihen se janë të fikura, duke dashur të përqoj një mesazh në këtë kohë të krizës energjetike që po kalon vendi.

Kurti në postimin e tij ka uruar mbarësi dhe mbrëmje për të gjithë besimtarët e krishterë.

“Besoj se jemi të ndërgjegjshëm bashkërisht për kushtet në të cilët na ka vendosur pandemia, për realitetin kompleks global, për krizën energjetike, ku dritën e gjejmë nëpër festa të këtilla. E, sinqeriteti, puna dhe ndjenja e përbashkët janë çelësi i çdo suksesi në jetën e secilit prej nesh. Ne do të jetojmë gjithnjë në rrethanat e kohës, por mendimi, vullneti duhet të ushqehen prej besimit. Nuk ka shpresë pa besim”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka thënë se besimi është themeli që i ofron çdo fe popullit të Kosovës dhe se duhet respektuar të gjithë.

“Me këtë përvojë të madhe kombëtare ndërfetare ju urojmë motra e vëllezër katolikë, ortodoksë, protestantë e ungjillorë shqiptarë më të mirën. Sepse, kjo ditë është ajo e lindjes së bartësit të mesazhit të dashurisë ndër njerëz”, ka shtuar Kurti.

Gjithashtu ai ka shprehur besimin se ”urimet që ju i adresoni sot njëri-tjetrit, si dhe urimet që ne u adresojmë sot juve, të marrin në vitin e ardhshëm sa më shumë realitet”.