Ilustrim

Mban pushkën e gjuetisë me leje të skaduar, arrestohet nga policia

Dje në Dragash Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar pasi që tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 30 copë fishekë me leje të skaduar.

“I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.