Matësit e ciësisë së ajrit në Prishtinë masin vlera të mëdha të ndotjes

Edhe sot ajri në Prishtinë është i pashëndetshëm.

Të dhënat e Ambasadës amerikane në Kosovë tregojnë se indeksi i ndotjes sot në orën 18:00 ka qenë 165 AQI me grimca në ajër prej 2.5PM

Sipas të dhënave në matës kur AQI arrin në vlerat 150-200, secili mund të përjetojë efekte në shëndetin e tyre.
Efekte më serioze mund të përjetojnë personat e ndjeshëm, kryesisht ata më probleme të organeve të frymëmarrjes dhe sëmundje të ndryshme kronike.

 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.