MAShTI hap thirrjen për nominimin të kanidatëve për anëtarëve të KShC-së

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknogjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se është hapur thirrja për nominimin e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

“Të drejtën për të nominuar apo vetnominuar për anëtarë të KSHC-së, e kanë të gjithë personat juridikë të regjistruar në Kosovë dhe personat fizik, shtetas të Republikës së Kosovës”-ka thënë Nagavci.

Postimi i plotë:

Kemi hapur thirrjen publike për nominim të anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Të drejtën për të nominuar apo vetnominuar për anëtarë të KSHC-së, e kanë të gjithë personat juridikë të regjistruar në Kosovë dhe personat fizik, shtetas të Republikës së Kosovës.

Të nominuarit duhet t’i plotësojnë këto kushte:

-Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;

-Të kenë gradën e doktorit të shkencave me përvojë relevante akademike ose (10) vite përvojë në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë;

-Në rast se studimet i kanë kryer jashtë vendit, duhet të kenë vendimin për njohje ose dëshminë e aplikimit për njohje të diplomës nga Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës;

-Të kenë njohuri të gjuhës angleze.

Sipas kësaj thirrje, kërkohen nominime për 4 fusha të caktuara me Udhëzimin Administrativ nr.06/2018, datë. 07.05.2018 si vijon:

-Artet dhe drejtësia;

-Shkencat e natyrës, matematika, kompjuterika&Inxhinieria, prodhimtaria dhe ndërtimi;

-Shëndeti dhe mirëqenia, bujqësia dhe veterina.

Afati për nominime do të jetë deri më 17.02.2023.