Ilustrim

MAShT: 90% e mësimdhënësve janë vaksinuar

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna ka njoftuar se 90% e mësimdhënësve në Kosovë janë vaksinuar kundër COVID-19.

“Sa i përket vaksinimit të mësimdhënësve bazuar nga të dhënat e dorëzuar nga komunat, 90% e mësimdhënësve dhe e stafit janë vaksinuar. Më shumë se 65% e tyre janë me dy dozat”, ka thënë Maloku Bërdyna.

SBAShK-u kishte njoftuar se shumica e mësimdhënësve janë vaksinuar.

SBAShK: Janë vaksinuar shumica e mësimdhënësve