Foto: Ilustrim

 Masat e reja, ndalohen vizitat për të burgosurit

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se si shkak i situatës së krijuar me pandeminë COVID-19 kanë vendosur disa masa të reja të cilat do të vlejnë nga data 31 gusht deri më 15 shtator.

Këto masa janë:

  1. Ndalimin e përkohshëm të gjitha vizitave familjare për të burgosurit në Institucionet Korrektuese;
  2. Ndalimin e të gjitha vikendeve në shtëpi për të dënuarit;
  3. Ndalimin e punës për të dënuarit jashtë Institucioneve Korrektuese;
  4. Ndalimin e vizitave në lokalet e veçanta;
  5. Aplikimin e sistemit virtual të komunikimit SKYP për të burgosur për të zhvilluar kontaktet me familjet, sipas rutinës së përcktuar nga Institucioni;
  6. Lejimin e numrit të shtuar të thirrjeve telefonike gjatë kësaj periudhe;
  7. Kufizimi i transferimeve të burgosurve (vetëm rastet e domosdoshme);
  8. Lejimin e kontaktit të të paraburgosurve me mbrojtësit e tyre për rastet që janë në zhvillim, me masat e parapara në urdhërin parapark;
  9. Masat e ndërmarra me urdhërin operativ të datës 20.08.2021, të cilat nuk bijnë ndesh me këtë urdhër mbesin në fuqi.

SHKK ka njoftuar se përjashtim nga ky urdhër bëjnë Instituconi i Avokatit të Popullit dhe organizatat që bëjnë monitorimin e të drejtave të njeriut, me të cilat Ministria e Drejtësisë dhe SHKK ka marrëvshje mirëkuptimi.