Ilustrimi: Kallxo.com

MAPL, shpërblen komunat më të mira në fushën e shërbimeve publike

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) organizon sot ceremoninë e “Publikimit të Raportit të Funksionimit të Komunave për vitin 2017 dhe ndarja e shpërblimeve për Komunat”.

Kjo ngjarje është pjesë e angazhimeve të MAPL-së për të inkurajuar Komunat e Kosovës për të shfrytëzuar sistemin e performancës për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike komunale për qytetarë.

Ceremonia ka për qëllim shpërblimin e komunave për nivelin e ofrimit të shërbimeve komunale.

Shpërblimet ekskluzivisht bazohen në Raportin e Performancës së Shërbimeve Komunale për vitin 2017, i cili është  hartuar nga MAPL-ja dhe përbëhet nga të dhënat të cilat janë raportuar nga komunat për vitin 2017.

Bazuar në Raportin e Performancës Komunale për vitin 20017 Komunat e Kosovës do të shpërblehen sipas kritereve të vlerësimit të përcaktuara nga komisioni për vlerësim të performancës së ofrimit të shërbimeve komunale.

Përveç kësaj komunat të cilat kanë treguar performancë më të lartë të ofrimit të shërbimeve do të shpërblehen nga MAPL me një shumë simbolike të mjeteve financiare me qëllim të inkurajimit të ngritjes së cilësisë së ofrimit të shërbimeve publike komunale.