Malishevë: IKSHP njofton se ka rritje të rasteve nga pickimi i rriqrave

Komuna e Malishevës e cila ishte ndër komunat më të prekura nga pandemia COVID-19, po ballafaqohet edhe me problemin e pickimit nga rriqrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se deri më sot në në vatrat endemike janë raportuar mbi 100 pickime.

Në Komunën e Malishevës numri i personave të prekur me COVID-19 në total është 71 persona, ndërkaq 55 nga ta janë shëruar, dhe është shënuar një viktimë.

Aktualisht në Malishevë janë 15 raste aktive me COVID-19.

Ka më së shumti të prekur me coronavirus, Malisheva në hall edhe nga rriqrat

IKSHPK dhe QKMF Malishevë apelojnë për kujdes dhe rekomandojmë qytetarët për sivjet:
1. Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,
2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,
3. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),
4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,
5. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,
6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,
7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),
8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,
9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë.