Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Malishevë, burri e gruaja arrestohen nën dyshimin se sulmuan njëri - tjetrin dhe dy fëmijët

Një rast i dhunës në familje është raportuar se ka ndodhur dje rreth orës 10:45 në Malishevë.

Policia ka arrestuar dy persona, një burrë dhe një grua (bashkëshort).

Të njëjtit dyshohet që kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin, ndërkohë edhe dy fëmijët e tyre

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është dërguar në repartin e psikiatrisë në spitalin e Gjakovë.