Foto: Corriere del Veneto

Makina ra në lum në Itali, vdesin tre persona, një shqiptar nga Kosova e një nga Shqipëria

Si pasojë e rënies së makinës në një kanal gjatë një aksidenti trafiku në rajonin e Venecias natën e 7 dhjetorit, humbën jetën 3 persona, mes tyre dy shqiptarë, Egli Gjeci me origjinë nga Shqipëria, Altin Hoti nga Kosova si dhe Giulia di Tillio e fejuara e këtij të fundit.

Mediat në Itali raportojnë se të tre viktimat ishin në të 20-tat, derisa Altin Hotit- i cili kishte qenë duke vozitur makinën i kishte vdekur vëllai Admir Hoti, 18-vjeçar, gjashtë muaj më parë në një aksident të ngjashëm.

Sipas hetimeve, makina e llojit BMW kishte dal nga rruga si shkak i shpejtësisë dhe përfundoi në lumin Lemene. Makina ishte nxjerrë nga lumi me trupat e viktimave brenda.

Prokurori i rastit ka kërkuar që vozitësit t’i bëhet autopsi për të kuptuar në çfarë gjendje psikologjike kishte qenë duke vozitur.