Kryeministri Avdullah Hoti gjatë bisedës me presidentin Emmanuel Macron Foto: ZKM

Macron nuk erdhi në Kosovë kur ia premtoi Thaçit, tash i premton Hotit vizitë

Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se pasë një bisede me presidentin francez, Emmanuel Macron, ky i fundit ka premtuar se do ta vizitojë Kosovën.

Hoti është lideri i dytë politik në Kosovë që premton vizitën e presidentit Macron në Kosovë.

Në mars të 2018, një vizitë të presidentit Macron e kishte premtuar edhe Hashim Thaçi nga pozita e presidentit. Mirëpo ajo vizitë nuk ishte realizuar asnjëherë.

Ndërsa sot, Hoti e premtoi edhe një vizitë tjetër.

“Presidenti Macron, ju përgjigj pozitivisht ftesës së kryeministrit Hoti, për vizitë shtetërore në vendin tonë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Gjatë kësaj bisede, Hoti ka marrë falënderim nga Macron për mbështetjen që Kosova i ka dhënë Francës pas sulmeve terroritete në Paris që ndodhën muajin e kaluar.

“Kryeministri Hoti dhe Presidenti Macron biseduan edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, me njohe reciproke, në kufijtë aktual”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Vizita që nuk ndodhi kurrë, Macron nuk e viziton ende Kosovën