array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Foto: ZPRK

Vizita që nuk ndodhi kurrë, Macron nuk e viziton ende Kosovën

Deklarata

Hashim Thaci: E falënderoj presidentin Macron që e pranoi dhe e konfirmoi vizitën në Kosovë.

 

Hashim Thaçi

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Presidenti i Francës, Emannuel Macron ende nuk e ka vizituar Kosovën, ndonëse kanë kaluar më shumë se 1 vit prej se Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Makron ka pranuar të jetë mysafirë i tij. Hetimet do të vazhdojnë për të parë nëse Macron do ta vizitojë ndonjëherë Kosovën gjatë kohës sa shërben si president i popullit francez dhe përderisa Thaçi është president i Kosovës.

Artikulli

Presidenti Hashim Thaçi nuk e ka çuar ende fjalën e tij në vend, kur pati deklaruar se presidenti francez, Emannuel Macron do ta vizitojë Kosovën.

Hashim Thaçi, në mars të vitit të kaluar, pas vizitës në Paris kishte deklaruar se presidenti Macron ka pranuar ftesën e tij për ta vizituar Kosovën.

Kanë kaluar më shumë se 1 vit, afër 14 muaj dhe presidenti Macron ende nuk ardhur në Kosovë.

Pas takimit, Thaçi kishte dhënë lajmin për dakordimin e dy krerëve të shteteve për vizitën në Kosovë.

“Me këtë rast ftova presidentin Macron për ta vizituar Kosovën. E falënderoj presidentin Macron që e pranoi dhe e konfirmoi vizitën në Kosovë”, kishte shkruar presidenti Thaçi në Facebook.

Në samitin e Berlinit, presidenti Thaçi ishte takuar me Macron.

Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë do të jenë nikoqir të Macronit në korrik të këtij viti. Mirëpo ende nuk është dhënë ndonjë konfirmim nëse presidenti francez do të vizitojë Kosovën, siç kishte deklaruar Hashim Thaçi vitin e kaluar.

Hashim Thaçit i kanë mbetur më pak se dy vite deri në përfundim të mandatit të tij si president. Ai pati deklaruar se do të kandidonte edhe për një mandat të presidentit, vetëm nëse do votohej nga populli.

Momentalisht, sipas ligjeve në fuqi, presidenti i Republikës zgjidhet nga Kuvendi i Kosovës.