Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

LVV-ja e Prishtinës dërgon në polici thirrjen e komunës për veturat taksi elektrike

Grupi i këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, përmes një postimin në Facebook njofton se, sot kanë paraqitur në Krimet Ekonomike kërkesën për inicim të hetimeve në lidhje me një aktivitet ekonomik të zhvilluar nga Komuna e Prishtinës, vitin e kaluar.

Sipas LVV-së, Dega Prishtinë, bëhet fjalë për rastin: “Thirrje për aplikim për licencimin e operatorëve ekonomik për organizimin e transportit taksi të udhëtarëve me vetura elektrike” në Komunë të Prishtinës.

LVV-së thotë se ka dyhsime  se që nga thirrja për aplikim e shpallur më datë 2 nëntor 2021 e deri në përfundim të procesit janë bërë anashkalime, shkelje të procedurave, keqpërdorim të pozitës ose autoritetit zyrtar në Komunën e Prishtinës dhe për më tepër dyshohet se janë kryer veprime inkriminuese të cilat kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës.