Mbledhja e qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje, Foto: Facebook

LVV: Barrikadat në veri duhet hequr

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se barrikadat e vendosura në veri të vendit duhet hequr ndërsa të kthehet rendi dhe sundimi i ligjit.

Situata politike në veriun e Mitrovicës u diskutua sot gjatë mbledhjes së qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Sot u mbajt mbledhja me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në diskutimin e situatës politike vend qendror pati veriu i Mitrovicës me barrikadat që duhen hequr dhe rendin e ligjin që duhet kthyer atje, lufta kundër korrupsionit në vend, dhe rritja ekonomike bashkë me buxhetin i ri që tashmë ka kaluar në dy lexime në Kuvend. Te çështjet organizative, u diskutua për planifikimin e aktiviteteve tona, opozitarizmin tonë nëpër komuna dhe fuqizimin e mëtejmë të organizatës tonë brenda dhe jashtë vendit”- thuhet në njoftim.

Tash e disa ditë në veri të vendit në disa zona janë vendosur barrikada të cilat kanë bllokuar qarkullimin.

Pasditen e së dielën në pikën kufitare në Jarinjë dhjetëra serbë kanë protestuar në anën serbe. Protesta u zhvillua me incidente pasi protestuesit tentuan ta thyenin kordonin policor.

Barrikadat shtohen në veri të Kosovës, ngriten tenda pas tyre – VIDEO