Lufta speciale kundër korrupsionit - LIVE

Sonte në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet debati për luftën speciale dhe korrupsionin.

Të ftuar janë prokurori special Valdet Gashi, Burim Ademi, gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit, Labinot Leposhtica nga BIRN dhe avokati Arbër Jashari.

Në këtë emision po diskutohet për trajtimin e rasteve të korrupsionit, efikasitetin e Prokurorisë Speciale si dhe për masat e fshehta që ka nisur Prokuroria e Prishtinës dhe Prokuroria Speciale.