Lufta në Ukrainë: Dita e dymbëdhjetë

Sot është dita e dymbëdhjetë e luftës në Ukrainë. Luftimet janë intensifikuar edhe më shumë për shkak të bombardimeve të caqeve civile dhe ushtarake në Ukrainë nga forcat e armatës ruse. Numri i të ikurve dhe të përndjekurve ukrainas nga Ukraina ka arritur rreth dy milionë.

Mediat ruse raportojnë të hënën se korridoret humanitare dhe armëpushimet lokale do të zbatohen të hënën për ta lejuar evakuimin e civilëve nga disa qytete.

Nuk ka asnjë konfirmim nga Ukraina lidhur me këtë. Një përpjekje e dytë për t’i evakuuar civilët nga Mariupoli i rrethuar dështoi të dielën për shkak të bombardimeve të vazhdueshme ruse.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të dielën vonë se Ukraina nuk do t’ia falë Rusisë të gjitha viktimat dhe vuajtjet që shkaktoi lufta të cilën ajo e filloi.

Thirrja e fundit telefonike midis Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron të dielën u fokusua kryesisht në sigurinë e centraleve bërthamore të Ukrainës. Agjencia ndërkombëtare e energjisë IAEA ka shprehur shqetësim serioz pasi ato kanë rënë në duart e Rusisë.

Mijëra njerëz në Rusi u arrestuan të dielën pas protestave kundër pushtimit.

Gjatë natës së kaluar tetë civilë u vranë në mes të një evakuimi në Irpin – një lagje në perëndim të Kievit që pati bombardime intensive të dielën – tha kryetari i bashkisë së Irpin, Oleksandr Markushyn, në një deklaratë për Telegram të dielën. Markushyn tha se rusët hapën zjarr gjatë një evakuimi nëpër një urë.

Më shumë se 360 ​​civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus të enjten e kaluar, tha Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) në një deklaratë të dielën. Deri më tani, 1,123 civilë janë plagosur, duke përfshirë 364 të vrarë dhe 759 të plagosur, ndërsa pranoi se shifrat reale ka të ngjarë të jenë “dukshëm më të larta”.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se termocentrali bërthamor në Zaporizhzhia në Ukrainën Juglindore është tani nën urdhrat e komandantit të një force ruse.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia po përgatitet ta bombardojë Odessa, në një fjalim të transmetuar në Facebook.

“Njerëzit rus vinin gjithmonë në Odessa dhe e dinin vetëm ngrohtësinë dhe bujarinë dhe çfarë po bëhet tani? Artileri, bomba kundër Odesës. Ky do të jetë një krim lufte. Ky do të jetë një krim historik”, tha Zelensky.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha të dielën se Rusia po i synon zonat e populluara në Ukrainë, “me gjasë” si një përpjekje për ta thyer moralin ukrainas.

Në Rusi, të paktën 4,357 persona janë arrestuar gjatë protestave të së dielës, raporton OVD-Info, një grup i pavarur monitorues që gjurmon paraburgimet në Rusi. Sipas OVD-Info, protestuesit janë arrestuar në 56 qytete të ndryshme në Rusi.

Protestat e tjera në mbështetje të Ukrainës u zhvilluan në mbarë botën këtë fundjavë, si në Mbretërinë e Bashkuar, Kazakistan dhe Kili e vende të tjera.

Shumë kompani po ndalojnë punën e tyre në Rusi. TikTok tha të dielën se po i pezullon disa funksione në Rusi në vazhdën e ligjit të ri të vendit që e penalizon dezinformimin. Të dielën, American Express tha në një deklaratë se kartat e lëshuara globalisht American Express nuk do të funksionojnë më në Rusi dhe kartat e lëshuara në Rusi nuk do të funksionojnë jashtë vendit./CNN