Luan Haradinaj diplomon në FSK

Sot është mbajtur ceremonia e diplomimit të Gjeneratës 2020 të kadetëve të FSK-së.

Në këtë ceremoni të diplomimit mori pjesë edhe ish kryeministri Ramush Haradinaj, pasi që njëri nga kadetët e diplomuar në këtë ceremoni ishte edhe djali i vëllait të Haradinajt, Luan Haradinaj.

Haradinaj në këtë ceremoni tha se FSK i takon një ushtrie moderne, duke u shprehur i lumtur që njëri nga të diplomuarit është edhe Luan Haradinaj.

“Gjithçka sot i takon një ushtrie moderne taman një ushtrie të NATO-së, e gjithë ceremonia, shumë urime gjeneratës 2020. Kuptohet sot jemi edhe si familjar me Suzanën se Luani ka diplomu, jemi jashtëzakonisht të gëzuar”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa i diplomuari Luan Haradinaj u shpreh i emocionuar për diplomimin e tij.

“Shumë i emocionuar dhe shumë krenar, tash shihemi në detyra të reje”,u shpreh Luan Haradinaj.

Luan Haradinaj është djali i dëshmorit Shkelzen Haradinaj, i vrarë në luftë kundër forcave serbe në prill të vitit 1999.