Foto: KALLXO.com

Lokalitetet ku nesër do të ketë ndërprerje emergjente të rrymës për shkak të punimeve të domosdoshme

Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovës, KEDS, ka njoftuar se nesër do të ketë ndërprerje emergjente të rrymës për shkak të punimeve që janë të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Sipas njoftimit, punime në rrjet dhe ndërprerje të energjisë do të ketë vetëm në disa lokalitete të rajonit të Prishtinës.

Prishtinë

1.

Nga  TS 110/35/10kV Palaj do të ndërprehet:

NS Palaj 35-kV dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV prej orës 10:00  deri në ora 14:00.

Vendet: Mulliri Palaj, Hade-Miniera, Hade, Hamidi,  Lajthishtë, Kulla Sibovc, Sibovc te Kangjelët, Sibovc te Kelmendët, Shipitullë, Grabovci, Tr private te Mjekiqi, Bivolak te Saraqët, Plemetin-Xhemnicët dhe konsumatorët e fshatit Sibovc, qyteti i Obiliq (një pjesë), Mazgit i Epërm dhe i Ulët, rr. Magjistrale Prishtinë-e Mitrovicë, Subotiqi dhe Kijaci, Fidanishtë, Fidanishtë-Kastriot, Hashanët, Elektro monti, Palaj, Stanovci i Ulët, Prilluzha, Lumi i Madh, Gllavotini Bivolaku, Zhilivoda, Strovci dhe Bequku.

Arsyeja: Ndërpreje për siguri të sistemit, instalimi i TR2 dhe balancimi i ngarkesës në nënstacion.