Komuna e Drenasit - Foto: Facebook/ Komuna e Drenasit

Lladrovci emëron nënkryetar të komunës së Drenasit Nazmi Hasin

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se sot ka emëruar nënkryetarin e ri të kësaj komune.

“Sot, mora vendim për emërimin e prof. Ass. Dr. Nazmi Hasit, nënkryetar i Komunës së Drenasit”, ka shkruar Lladrovci në “Facebook”.

Emërimi i nënkryetarit të Drenasit vjen pasi në fillim të muajit të kaluar vdiq Gani Syla i cili mbante pozitën e të dytit në këtë komunë.

Lladrovci ka treguar edhe biografinë e nënkryetarit të ri të Drenasit.

“Prof. Nazmiu është kuadër i shquar akademik, i përkushtuar në shkencë dhe mësimdhënien akademike, me punime të shumëta shkencore në nivel ndërkombëtar”, ka shkruar ai.

“Aktiviteti i prof. Nazmiut në aspektin shoqëror dhe angazhimit intelektual tejkalon kufijtë lokal. Kapaciteti i tij, do të sjell në qeverisjen lokale, një fizionomi edhe më dinamike duke begatuar qeverisjen, llogaridhënien, transparencën dhe mundësitë e barabarta. Mirë se vjen, prof. Nazmi Hasi!”, thuhet në fund të njoftimit.

Sot, mora vendim për emërimin e prof. Ass. Dr. Nazmi Hasit, nënkryetar i Komunës së Drenasit.Prof. Nazmiu është kuadër…

Publiée par Ramiz Lladrovci sur Jeudi 8 août 2019

Vdes nënkryetari i Komunës së Drenasit, Gani Sylaj

www.kallxo.com