Ramiz Lladrovci - 12.04.2019 - FOTO KALLXO.com

Flet kryetari i Drenasit për rastet pozitive me COVID-19

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka treguar për rastet të cilat janë paraqitur sot në këtë komunë me COVID-19.

Lladrovci ka thënë se dy rastet pozitive jetojnë në lagjen Dardania në Prishtinë ndërsa rasti i tretë është rast kontakti dhe punon në Postën e Kosovës ndërsa jeton në fshatin Fushticë e Poshtme.

Ky është njoftimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:

Të nderuar qytetarë të komunës së Drenasit,

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot, pas testimit të katër qytetarëve me adresë nga komuna jonë, tre kanë rezultuar pozitiv.

Dy nga tri rastet, janë familjarë dhe jetojnë në Dardani-Prishtinë, ndërsa rasti i tretë supozohet se është rast kontakti në vendin e punës, në Prishtinë-Posta e Kosovës, ndërsa vendbanimi i tij është në Fushticë të Poshtme.

Apelojmë te qytetarët, të respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me pandeminë.

Kujdes po, panik jo!