Lladrovci krahason pilotimin me udhëheqjen e komunës - VIDEO

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci sot ka marrë pjesë në pilotimin e një aeroplani.

Ndërsa drejtimin e aeroplanit e ka krahasuar me udhëheqjen e komunës.

“Vërtetë, në jetë kam drejtuar makina të ndryshme, të punës, luksoze e luftarake, traktor e bager, 128 e PZ, deri te benzi e pincgaueri, por aeroplani është diçka tjetër. Udhëheqja e një komune është sikur drejtimi i këtij aeroplani”, ka thënë Lladrovci.

Tutje, kryetari Lladrovci ka krahasuar turbulencat e aeroplanit me besimin qytetar.

“Besimi qytetar është themelor për të pasur jo vetëm vullnet e dëshirë, por edhe guxim për ta drejtuar. Besimi qytetar më bën të parashikoj që gjatë udhëtimit edhe pse në drejtimin e duhur, mund të has në turbulence”.