Intervistë me Donika Gërvallën, Foto: KALLXO.com

LIVE - Intervistë me ministren Donika Gërvalla

Në emisionin “KallxoPernime” do të ndiqni intervistën me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ajo do të sfidohet në lidhje me paratë e Kosovës për lobimin dhe diplomacinë. Në kohën kur Qeveria Kurti është duke mbushur tre vite mandat, Kosova nuk ka marrë asnjë njohje të re.

Gërvalla do të përgjigjet edhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, mungesën e investimeve në diasporë dhe për skandalet me financimin e njerëzve të partisë së saj me paratë e shtetit.

Këto dhe detaje të tjera trajtohen në emisionin #KallxoPernime që transmetohet në RTV Dukagjini nga ora 20:10 dhe në KALLXO.com.