Karaçevë - 18.09.2020, Foto:Adelinë Ahmeti- KALLXO.com
LIVE- Dosja e Karaçevës
Sonte në emisionin “Drejtësia në Kosovë” do të shfaqen pamjet ekskluzive dhe detajet në lidhje me aksionin e 18 shtatorit në fshatin Karaçevë pak metra larg vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Pamjet ekskluzive që do të transmetohen sonte, do të tregojnë masat të cilat u përdorën për të identifikuar personat e involvuar në grupin e dyshuar për kontrabandë dhe organizim të lojërave të fatit.
E gjitha nisi kur ekipi KALLXO.com, me kamera të fshehta arriti të futej brenda kazinove ilegale në Karaçevë.
Pamjet ekskluzive të cilat zbardhnin lojën e cila zhvillohej brenda kazinove do të shfaqen gjatë emisionit të sotëm.
Hulumtimi 14 mujor përfundoi me më shumë se 50 të arrestuar, 12 nga ta zyrtarë policor.
Emisioni i sotëm do të tregojë edhe rrugët nëpër të cilat u krye kontrabanda me kafshë e të cilat vinin nga Serbia në Kosovë e më pas dërgoheshin në fabrika të mishit e mishtore.
Sonte “Drejtësia në Kosovë” sjell emisionin e parë të rastit Karaçeva për të vazhduar më pas me pjesën e dytë javën e ardhshme.