Foto: REL

Lista Serbe ndryshon qëndrim, kërkon zgjedhje në katër komunat në veri

Lista Serbe ka lëshuar pe dhe më në fund ka deklaruar se do të marrin pjesë në organizimin e zgjedhjeve të paralajmëruar në 4 komunat me shumicë serbe.

Siç raporton Kossev, Lista Serbe përmes një konference për media janë shprehur se do të ‘dëgjojnë këshillën e presidentit Vuçiq’ për pjesëmarrje në zgjedhje.

Një ditë pasi presidenti serb u dërgoi një kërkesë serbëve – të shkojnë sa më shpejt në zgjedhje, gjegjësisht të “dalin” me iniciativa për organizimin sa më të shpejtë të procesit zgjedhor, Lista Serbe dëgjoi këtë “apel”.

“Prandaj kërkojmë nga Prishtina që sa më parë të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme lokale për kryetarë dhe këshilltarë në të katër komunat në veri të Kosovës dhe Metohisë” – kanë thënë nga kjo parti.

Lista Serbe ka kërkuar dorëheqjen e kryetarëve aktual në komunat Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok e Mitrovicë e Veriut.

“Duhet që këta kryetarë dhe këshilltarë të rrejshëm, të paligjshëm dhe jolegjitimë që me muaj të tërë po ngacmojnë qytetarët tanë, të japin menjëherë dorëheqjen dhe të largohen, të largohen nga ndërtesat tona, sepse nuk janë përfaqësues të popullit tonë” – kanë thënë tutje nga kjo parti.

Zgjedhjet në 4 komunat veriore janë mbajtur më 23 prill, por këto zgjedhje u bojkotuan nga Lista Serbe.

Drejtimin e Zveçanit e mori PDK me kandidatin Ilir Peci, në Mitrovicën e Veriut fitoi LVV me Erden Atiq, edhe në Leposaviq fitoi LVV me Lulzim Hetemin ndërsa në Zubin Potok ftoi Izmir Zeqiri nga PDK.

Pjesëmarrja e qytetarëve serb në këto zgjedhje ishte shumë e ulët, dhe ata asnjëherë nuk i pranuar kryetarët e zgjedhur nga këto zgjedhje.

Tentativa e kryetarëve të rijnë për të qeverisur nga objektet komunale u prit me protesta e dhunë nga qytetarët serb.

Për të shtendosur situatën në veri, në Bratisllavë kryenegociatori Besnik Bislimi dhe emisari i BE-së për dialog Miroslav Lajçak arritën një marrëveshje.

Marrëveshja nënkuptonte që përveç zvogëlimit të prezencës policore në objektet komunale të organizohen edhe zgjedhjet e reja.

Lajm në Zhvillim – Zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës

 

Lajm në Zhvillim – Zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës