Lipjan, Policia arreston të dyshuarin se frikësoi viktimën me armë të plastikës

Dje në Lipjan, Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar një burrë i cili sipas policisë kishte përdorur një pistoletë të plastikës sa për të frikësuar një burrë tjetër.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.

Për armëmbajtje pa leje dje gjithashtu është arrestuar një burrë në Fushë Kosovë.

“Lidhur me rastin, më 05.10.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.