Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Libri për vendbanimet e Kosovës vjen në tri vëllime

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës promovon nesër leksikonin “Vendbanimet e Kosovës”, në tri vëllime.

Përmes një njoftimi për media AShAK njofton se promovimi mbahet në ora nesër, më 17.03.2021, në ora 11:00 në AShAK.

Në hartimin e këtij botimi, sipas njoftimit, janë angazhuar dhjetëra ekspertë të shkencave gjeohapësinore, sociologë, urbanistë, planerë, ekonomistë, demografë, historianë, etnologë, planerë, etj.

“Botimi përmban të dhëna, fakte dhe informata relevante nga terreni për dimensionin fizik-hapësinor, demografik, funksional, historik, kulturor, ekonomik, gjeopolitik, pastaj të dhëna për dhunën, krimet, masakrat dhe dëmet materiale që i shkaktoi regjimi fashisoid e gjenocidal i Serbisë, etj.”, thuhet në njoftimin e ASHAK-ut.