Leposaviq, dy të arrestuar për kontrabandë

Arrestohen dy persona të dyshuar pasi që me automjetin e tyre (kombi), kanë tentuar të kontrabandonin disa mallra.

Siç bën të ditur Policia njëri nga të dyshuarit është kosovar, ndërsa tjetri është me shtetësi serbe.

“Të dyshuarit edhe pse nuk kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policor për t’u ndaluar, policia ka arritur që të ndaloj automjetin e dyshuar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti në procedure hetimore”- thuhet tutje në raportin e Policisë.

Rasti ka ndodhur me 25.02.2024, rreth orës 12:00