Lënë fëmijët pa përkujdesje, arrestohen burrë dhe grua

Një burrë dhe një grua janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kanë lënë pa përkujdesje fëmijët e tyre, vajzën 12 vjeçare dhe djalin 9 vjeçar, në një shtëpi pa kushte minimale për jetesë. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, në raportin e përditshëm 24 orësh, nëpërmes të cilit bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Komunën e Podujevës.

Për rastin, është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka marr vendim që fëmijët të dërgohen në strehimore ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.