Lëndoi dorën sa ishte duke punuar në një furrë, rasti shkon në prokurori

Një person ka lënduar dorën gjatë punës së tij në një furrë buke në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 09:06.

Tutje është thënë se viktima dorën e ka lënduar në një makinë dhe pas kësaj ai ka pranuar tretman mjekësor.

Gjithmonë duke iu referuar njoftimit të Policisë, lidhur me ngjarjen është njoftuar prokurori dhe se rastin është duke u trajtuar “Rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.