Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

LDK në Rahovec: Banjot e QMF-ve në dy fshatra pastrohen nga teknikët medicinal

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Burim Krasniqi ka thënë se në komunën e Rahovecit mirëmbajtja e banjove të Qendrave të Mjekësisë Familjare në dy fshatra bëhet nga teknikët medicinal dhe jo nga kompania e kontrakturar për mirëmbajtjen e tyre.

“Ky është objekt i ri që është i ndërtuar nga Ministria e Shëndetësisë. Duket bukur. Në QMF dhe AMF tjera nuk është kjo situatë, p.sh në Xërxë dhe Malësi të Vogël mirëmbajtja e tualeteve bëhet nga teknikët medicinal dhe jo nga kompania mirëmbajtëse. Nëse shkon në Fortesë pikon çatia që nënkupton që ka kompani kontraktuale por nuk ka një menaxher të përgjegjshëm që e mbikëqyrë procesin e mirëmbajtjes së QKMF, QMF dhe AMF-të e Rahovecit”, ka thënë Krasniqi.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Rahovecit diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Rahovecit: Bejtullah Deliu nga PDK; Burim Krasniqi nga LDK; Smajl Latifi nga AAK; Visar Korenica nga LVV dhe Xhafer Bytyqi – kandidat i pavarur.  

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Rahovecit: Besmire Bytyçi dhe Bjondina Kleqka nga AAK; Edona Kryeziu nga LDK; Florida Bajraktari dhe Melinde Iska nga PDK; Merisa Sharku Vuqitërna dhe Shqipe Kryeziu nga LVV.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.