Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi - Foto: Facebook

LDK në konferencë për media akuzojnë Kurtin se deshi të kontrollojë gjithçka në qeverisje

Lidhja Demokratike e Kosovës ka drejtuar kritika ndaj qeverisës së ish-partnerit, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit.

Në një konferencë për media, deputeti i LDK-së, Arban Abrashi, tha se Kurti ka dashur të kontrollojë gjithçka.

Ai tha se qeveria në detyrë ka shkelur Kushtetutën e vendit edhe pse kishte rekomandime nga vetë kushtetuesja që mos ta bënte një gjë të tillë.

“Albin Kurti, veprimtarinë e tij qeverisëse nuk e nisi siç priti, për t’i shërbyer qytetarëve por e bëri të kundërtën. E nisi me tendencat për të kontrolluar gjithçka, kjo u pa edhe në rastin më të ndjeshëm, siç ishte përballja me pandeminë, duke mos respektuar asnjë procedurë, mori vendim për kufizimin e lirisë së lëvizjes në tërë territorin e vendit”, tha ai të shtunën në një konferencë për media.

“Pavarësisht faktit që Kushtetuesja i dha kohë, ai vazhdoi krye në vete përsëri”, deklaroi Abrashi.

Ai akuzoi Kurtin se nuk e mbajti përgjegjësitë në nivel qeverie, por i delegoi kompetencat në nivel ministre, tek ministria e Shëndetësisë.

“Kurti humbi nivelin e menaxhimit shtetëror, nga Qeveria tek Ministria në kundërshtim të plotë me rrezikun që i kanosej popullatës dhe me kundërshtim me rekomandimin e Gjykatës Kushtetutës. I kërkojmë qeverisë së shkarkuar që masat kundër pandemisë të vendosen brenda kuadrit ligjor dhe kushtetues dhe të shfuqizoj vendimet për karantinim, urgjentisht të heq Prishtinën nga karantina”, tha ai.

Abrashi madje ka thënë se Kurti ka shfaqur “dashuri” për Serbinë.

“Albin Kurti që prej kur ka ardhur në pushtet ka treguar dromca dashurie me Serbinë. Fillimisht lanë të hynë në territorin e Kosovës qindra mjek, pa një kontroll të detajuar, nëse të gjithë këta kanë pasur profesione. Lejoi që Qeveria lejoj ndërhyrjet për masa në komunat serbe në veri”, tha mes tjerash, Arban Abrashi.