Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku- Rexhepi

LDK kërkon dorëheqjen e ministres Rozeta Hajdari

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi tha se ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, duhet të jep dorëheqje.

Sipas Bunjaku-Rexhepit është e drejtë morale që sipas saj, ministrja “të jep dorëheqje për skandalet e bëra në këtë ministri.

“Është e drejtë morale dhe moralisht duhet që kjo ministre të jep dorëheqje për skandalet e bëra në këtë ministri”- deklaroi ajo.

“Le të kujtojmë skandalin dhe arsyetimin banal të ministres kur deklaroi se “Unë nuk e kam përplasur fëmijën, po ai është hedhur në veturën time. Kujtojmë edhe lajmin kur Agjencia Kundër Korrupsionit dorëzoi kallëzim penal kundër ministres në lidhje me raportimin e pasurisë” – u shpreh ajo.

Bunjaku Rexhepi tha se MINT nuk e ka zhvilluar tregtinë teksa shtoi se është rritur importi nga Serbia.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk e zhvilloi as ndërmarrësinë e as tregtinë. U rritën importet nga Serbia kur dikur ia rrotullonit kamionët vetë si LVV, përderisa ishit në opozitë. Nuk bëri asgjë më shumë për zhvilluar tregtinë me Shqipërinë” – deklaroi deputetja.

Kuvendi i Kosovës po zhvillon seancë, ku si pikë e parë e rendit të ditës është shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes të cilës PDK si propozuese po kërkon shkarkimin e ministres Hajdari.

PDK edhe në seancat e kaluara pati deklaruar se nuk votojnë për ligje që vijnë në Kuvend nga Ministria që udhëhiqet nga ministrja Rozeta Hajdari pas dënimit të saj për mosdeklarim të pasurisë.