Logo e LDK-së - Foto: Facebook

LDK: Kemi tri gra kandidate për kryetare të komunave, për Skenderaj e Han të Elezit nuk kemi kandidatë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për kryetarë të komunave dhe asamblistë.

Zëdhënësja e kësaj partie, Sibel Halimi,  e cila është edhe kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt tha se për herë të parë në Kosovë janë tri gra kandidate për kryetare.

“Nga kryesia e LDK jeni të informuar që kemi zyrtarizuar të gjithë kandidatët për kryetar dhe kryetare në nivel të komunës. Për herë të parë në Kosovë kemi tri gra kandidate për kryetare dhe është lajm jashtëzakonisht i mirë”, tha ajo.

Kurse, kryetari i Vushtrrisë që synon dhe një mandat tjetër, Xhafer Tahiri, tha se në dy komuna nuk ka kandidatë për kryetarë.

“Ndërkohë që në Skenderaj, Han i Elezit degët kanë vendosur që të mos kemi kandidatura por të kemi lista për asamble komunale”, tha Tahiri.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.