Largohen autoblindat e Policisë së Kosovës nga Lagjja e Boshnjakëve

Autoblindat e Policisë së Kosovës janë larguar nga Lagjja e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut.

Autoblinda e fundit që ishte e vendosur që disa kohë në këtë lagje, është larguar prej aty para disa minutave.

Ekipet e KALLXO.com janë duke raportuar nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës ka arrestuar Milun Milenkoviq i njohur si Llune, i dyshuar për organizim të sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, në Zveçan është arrestuar sot.

Si shkak i këtij arrestimi, alarmi është dëgjuar në komunën e Mitrovicës Veriore për disa minuta. Njësitë speciale tashmë kanë qenë të pozicionuar në lagjen e boshnjakëve afër shkollës teknike.

Sot janë lënduar tre policë të Kosovës në veri gjatë arrestimit të njërit prej të dyshuarve për organizimin e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Raportimet për situatën aktuale në veri mund t`i ndiqni në këtë link.