“Lamtumirë Kampion”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se Fadil Vokrri mbetet legjenda e gjallë e futbollit jo vetëm në Kosovë, po në kujtesën e çdo futbolldashësi shqiptar.

“Lamtumirë Kampion”, ka shkruar tutje kryeministri.

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka vdekur sot në moshën 57 vjeçare pas një komplikimi shëndetësor.

Presidenti Hashim Thaçi, ka shpallur ditën e diel, 10 qershor 2018, ditë zie në Kosovë, në nderim të Fadil Vokrrit.