FOTO: Miroslav Lajcak, Twitter

Lajçak takon ministrin e Jashtëm të Spanjës, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në një takim më ministrin e Jashtëm të Spanjës, Jose Manuel Albares, kanë folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Kështu bëri të ditur Lajçak përmes rrjetit Twitter.

“Shumë i lumtuar të takohem me ministrin e Jashtëm të Spanjës Jose Manuel Albares sot në Bruksel. Ne diskutuam për dialogun për normalizmin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë si dhe zhvillimet rajonale në Ballkanin Perëndimor. Falënderues për mbështetjen e Spanjës për punën time”, shkroi Lajçak.

Spanja bën pjesë në mesin e pesë vendeve të Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën si shtet, bashkë me Rumaninë, Sllovakinë, Greqinë dhe Qipron.