Lajçak takon Albin Kurtin: Kosova të flasë me një zë në dialog

Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, ka bërë të ditur se ka takuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Lajçak pas takimit, në Twitter ka shkruar se ka theksuar nevojën për një zë unik të Kosovës në procesin e negociatave.

“Filloi dita e dytë në Kosovë me një diskutim shumë të mirë dhe depërtues me udhëheqësin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin. Theksova nevojën që Kosova të flasë me një zë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Çfarëdo marrëveshje duhet të jetë e pranueshme për njerëzit e saj”, ka shkruar Lajçak.

Ndërkaq, ditë më parë LVV-ja ka dekalruar se nuk do të marr pjesë në takimet e thirrura nga kryeminstri aktual, Avdullah Hoti për bashkërendim të qëndrimeve për dialogun.