Lajçak mbërrin në Qeveri

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë- Serbim Miroslav Lajçak ka mbërritur në ndërtesën e qeverisë ku pritet edhe të mbaj takimin së bashku me Kryeministrin Albin Kurti.

Takimi Lajçak- Kurti do të mbahet i mbyllur për media ndërsa në njoftimin e qeverisë nuk përmendet nëse do të ketë deklarim për media.

Pas takimit me Kurtin, Lajçak do të marrë pjesë edhe në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.