Lagjja e Gjilanit që nesër do të mbetet 10 orë pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” ka njoftuar konsumatorët e lagjes “Iliria” në Gjilan se nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.

Sipas njoftimit, kjo ndërprerje do të ndodhë për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, respektivisht zëvendësimin e një pjese të gypit dn 280 mm.

Si rrjedhojë, furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 08:00 deri në ora 18:00.