Dëmtohet një gyp, ndërpritet uji në disa pjesë të Prishtinës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se për shkak të dëmtimit të gypit të ujit në rrugën “ Xheladin Rekaliu”, është ndërprerë furnizimi me ujë në disa pjesë të Prishtinës.

KRU Prishtina thotë se ndërprerja e ujit do të vazhdojë deri në sanimin e defektit që sipas tyre, del të jetë më i ndërlikuar.

“Të nderuar konsumatorë, për shkak të dëmtimit të gypit të ujit me diametër fi 225 mm nga Operatorë Ekonomik të komunës së Prishtinës, në rrugën ” Xheladin Rekaliu ” në Prishtinë  jemi detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë në rrugën ” Agim Ramadani” nga semaforat mbrapa konvikteve të studentëve deri te rruga ” B” dhe rrugicat ” Mehmet Bush ” dhe një pjesë e rrugës ” Hyzri Talla”, deri në sanimin e defektit, me ç’rast del të jetë defekt më i ndërlikuar”- thuhet në njoftim.