Ilustrim

KRU 'Hidromorava' tregon për standardet e ujit të pijes në rajonin e Gjilanit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidromorava’ ka njoftuar se qytetarët që furnizohen me ujë nga Përlepnica dhe Velekinca, uji është brenda standardeve për ujin e pijes dhe nuk ka nevojë të vlohet.

“Pra mund ta përdorni për nevoja sanitare dhe për pije” – thuhet në njoftim.

Ndërsa konsumatorët që furnizohen me ujë nga sistemet e veçanta si në Zhegër, Malishevë, Dobërqan, Bilinicë, Llovcë, KRU ‘Hidromorava’ ka thënë se para përdorimit të ujit të vlohet.

Furnizimi me ujë në Komunën e Kamenicës është i rregullt, por uji para përdorimit të vlohet për shkaqe sigurie, pasi sipas njoftimit, furnizimi është nga burimet nëntokësore dhe mund të ketë luhatje të nivelit të turbullirës.

Konsumatorët që furnizohen me ujë nga Letnica e Vitisë, sipas KRU ‘Hidromorava’ i ka rekomanduar qytetarët që mos ta përdorin ujin për pije por vetëm për nevoja sanitare.

Ndërsa konsumatorët që furnizohen me ujë nga sistemet e veçanta si në Pozhoran, para përdorimit të ujit të vlohet.

Edhe konsumatorët e Novobërdës, Ranillugut e Ropotovës, këshillohet që ta vlojnë ujin para përdorimit.